Kurba e epidemisë në Itali është rritur sërish, pas dy ditësh rënie. Buletini i Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinj bëri me dije se sot u regjistruan 403 raste, krahasuar me 320 dje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 254.636.
Ndërkohë pesë persona humbën jetën, ndërsa dje u shënuan 4 viktima, duke e çuar numrin në total në 35.405.
174 persona u shëruan në 24 orë, nga 182 qe ishin dje, duke e çuar numrin total në 204,142.