Ky është Florian Lamçja, i cili mbeti i vrarë pas një sherri me miqtë e tij teksa konsumonin alkool në një lokal në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

Lamçja nuk është një emër i panjohur për policinë, ndërsa njihej në Elbasan nga të gjithë me nofkën “Flor Qorri”. Vite me parë vëllai i tij, Olti Lamçja, vrau me armë Almir Canin, pronarin e një diskoje në Elbasan, ndërsa është dënuar me 22 vite burg.

Viktima, person me precedentë penale, është akuzuar për përfshirje në disa ngjarje të rënda kriminale, ndërsa dyshohet se ka qenë vrasës me pagesë.

Aktualisht, autorët e ngjarjes, miqtë e tij, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, ndodhen në komisariat. Gjithçka dyshohet se nisi pas një sherri për motive banale, pasi viktima dhe autorët kishin nisur të pinin përgjatë gjithë natës, ndërsa nga mëngjesi kishte nisur dhe sherri që çdo në vdekjen e 30-vjeçarit.