Alfred Koçi, specialist i Arsimit në Tiranë ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare nga Covid-19.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur kolegë dhe miqtë e tij duke i shprehur ngushëllime. Alfred Koçi gjithashtu para disa kohësh kishte humbur nënën e tij e cila edhe ajo kishte qenë e prekur nga COVID-19.
Kolegu i tij, Selman Hodaj shkruan se u përpoq t’i japë zemër, por zemra e tij pushoi së rrahuri
“Çfare trishtimi. Te kishim djalin e papertuar, gojeembel, te qeshur, plot edukate e miresi. Nuk e fitove dot betejën me Coronen, madje ajo nuk kurseu as nenen tende. U përpoqa te jap zemër, por nuk munda dot me shume pasi zemra jote pushoi se rrahuri dhe nuk te kurseu ne moshën 40-vjeçare. Lamtumire i dashur Alfred Koci! Arsimi dhe Zyra e Tiranes, sot perjetojne nje dhimbje pa kufi. Mbase enderrat e tua për muzikën do i vazhdosh ne parajse. Do kaloj sigurisht te vizitoj vendin ku do te prehesh përjetësisht.”





