Policia ka identifikuar viktimën që humbi jetën sot në aksin Plepa – Kavajë, pasi tentoi të kalonte trafikndarësen dhe u përplas nga makina.
Ajo është shtetasja me iniciale A.M., 50 vjeçe, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.
Informacion paraprak:
Rreth orës 08:40, në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, automjeti me drejtues shtetasin S. P. ka përplasur shtetasen A. M., 50 vjeçe, këmbësore, e cila ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





