Zbardhen identitetet e viktimës dhe vëllait të tij të plagosur në Xhafzotaj të Shijakut.
Mësohet se viktimë mbeti Fiqeri Çalliku, ndërsa Fadil Çalliku i plagosur.
Të dy vëllezërit u dërguan në spital pas konfliktit në tokën e tyre me një person të paidentifikuar, por 65-vjeçari nuk ia doli dot të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra.
Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje.
Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.





