Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, proceduan penalisht shtetasin R. F., banues në Ishëm për veprën penale “Pushtim toke”. Prej disa kohësh ai përdor një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit N. S., banues në Thumanë, Krujë.

Ndërkohë, nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, u proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, dy persona.

Ata janë shtetasit G. K., 48 vjeç dhe H. M., 28 vjeç, banues në Durrës dhe Maminas, pasi u konstatuan në mënyrë flagrante nga shërbimet e Policisë, duke hedhur inerte në fshatin Maminas.