Shpërthen sherri mes dy kunatave në Durrës, të cilat nuk kanë ngurruar as të dhunojnë njëra-tjetrën. Policia njofton se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj dy kunatave, ndërsa ka arrestuar bashkëshortin e njërës prej tyre pasi edhe ai është përfshirë në konfliktin familjar duke ushtruar dhunë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin F. Gj., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetaset Y. Gj., dhe A. Gj., (kunata), pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike me njëra-tjetrën”, informon policia e Durrësit.