Ndalohet një 30-vjeçar në Durrës, i shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin G. Sh., 30 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Shkatërrim prone me dashje kryer në bashkëpunim”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.