Policia e Elbasanit ka shoqëruar mbrëmjen e sotme një tjetë person që dyshohet i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën “Rrahmani”. Eshtë shoqëruar një person rreth 30-vjeç me mbiemër Çollaku që njihet ndryshe si “Loku” i Peqinit.
Ky person ka miqësi me Seit Manahasën, pronarin e servisit ku u gjet arma pistoletë TT që u përdor për ekzekutimin e Ramazanit. Dyshohet se ky person ka vendosur armën poshtë serbatorit të makinës. Emiljano Ramazani u ekzekutua pasditen e 20 korrikut pasi kishte dalë nga palestra.
Policia e Elbasanit ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit me të cilën autorët kryen vrasjen si dhe ka ndaluar Seit dhe Albert Manahasën, babë e bir.





