Ministri për Çështjet e Veteranëve në Federatën e Bosnjes-Hercegovinës, Sallko Bukvareviq ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga Qendra Klinike e Universitetit të Sarajevës. Nga dita e hënë ai ka qenë duke u trajtuar me respirator dhe gjendja e tij u përkeqësua. 53-vjeçar ka qenë ministër në Bosnje-Hercegovinë nga viti 2015.
Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore në Bosnje-Hercegovinë, deri më tani janë infektuar me Covid-19 më shumë se 11,000 persona, prej të cilëve 305 kanë vdekur.





