Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për 22-ish komisionerët e Shijakut.

Ndërkohë, Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e prokurorit për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Armelin Zekës.

Prokurori i çështjes Madrit Kulloli, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për ish-komisionerin Armelin Zeka, nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest me burg”.

Sipas përgjimeve, rezulton se Zeka ka vjedhur vota fiktive.

Gjykata e Durrësit ka lenë në fuqi masën e dhënë nga GJKKO, 11 nga komisionerët janë në burg, 8 janë në arrest shtëpie dhe 3 po hetohen në masën detyrim paraqitje.

Ish-komisionerët e Shijakut akuzohen se kanë lejuar votime të parregullta në Durrës të personave të tjerë në tri qendra në Durrës në emër të shtetasve që sipas prokurorisë, ditën e zgjedhjeve kanë qenë jashtë shtetit.