Një ditë më parë u qëllua me armë drejt një biznesi elektroshtëpiakesh te Kthesa e Kamzës, ndërsa sot policia arreston policin privat që ruante biznesin.
Mësohet se në pranga ka rënë 66-vjeçari Perlat Meshi.
Sipas policisë, 66-vjeçari ka parë dy persona të paidentifikuar me motor që kanë ndaluar përpara biznesit dhe kanë qëlluar me armë, por nuk ka lajmëruar as në Policinë e Shtetit si dhe nuk ka raportuar sallën dhe eprorët e tij.





