Ylli i Çelsit, Kol Palmer mori çmimin e lojtarit të ndeshjes pasi mposhtën në finalen e Ligës së Konferencës, Real Betisin me shifrat 4-1.
Pas përfundimit të sfidës gjatë një prononcimi për “CBS Sports”, ai pati një moment komik me gazetaren Anita Nneka Jones.
Çmimin e lojtarit të ndeshjes, Palmer e futi brenda pantallonave të shkurtra. Dhe kur ajo e pyet që pse e ka bërë këtë, futbollisti i përgjigjet menjëherë: “Nuk kam xhepa”. Anita menjëherë shpërthen në të qeshur. “Blutë e Londrës” tani janë klubi i parë që ka fituar Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës.





