Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka mundur të zbardhë një nga vrasjet më të bujshme të ndodhura 3 vite më parë në qytetin e Lushnjes. Bëhet fjalë për Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën, që u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje.

Gjykata e Lushnjes ka në dorë prova të pakontestueshme, kryesisht pamje filmike, përmes të cilave është bërë i mundur identifikimi i autorëve. Bëhet fjalë për Laert Haxhiun, aktualisht i shpallur në kërkim; Saimir Taullaun, rival i Aldo Bares, dhe dy vëllezërit Julian e Klaudio Zeneli.

Policia në bashkëpunim me FNSH e RENEA ushtruan kontroll në banesat e këtyre tre personave dhe i shoqëroi ata në komisariatin e Lushnjës. Edhe pse dalin zbuluar nga kamerat e sigurisë ata mohojnë të kenë lidhje me ngjarjen. Zamir Latifi e Jurgen Hoxha u vranë më 11 tetor 2017.

Ata ishin miq të ngushtë të Aldo Bares. Shkak i vrasjes dyshohet të jenë konfliktet e vjetra mes familjeve të forta në Lushnje, konflikte të cilat lindën pas vitit 97.

/Klan Plus