217 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY), në Greqi, nga të cilat 15 janë konstatuar në postat hyrëse të kufirit.
Po ashtu mediat greke njoftojnë se 24 pacientë trajtohen të intubuar në kujdes intensiv, duke përfshirë edhe një të mitur, ndërsa 136 pacientë janë shëruar.
Ndërkohë 2 pacientë kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës duke e çuar numrin e viktimave në 228.





