Policia e Durrësit ka vënë në pranga në flagrancë dy shtetas të akuzuar për 2 vepra të ndryshme penale.

Pas hekurave ka përfunduar shtetasi M.O., 41 vjeç, pasi ka tentuar të kalojë Pikën Kufitare në portin e Durrësit me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.

Ndërsa për dhunimin fizik dhe psikologjik të një 58-vjeçari ka përfunduar në pranga një i ri 21-vjeçar dhe është shpallur në kërkim një 35-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.D., 21 vjeç, banues në Durrës, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi V.D., 35 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin SH.D., 58 vjeç.”,- njofton policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.