Tizhani Reijnders do ta nisë në Angli sezonin e ri.milanSipas ekspertit të merkatos, Fabricio Romano, mesfushori do të jetë pjesë e Manccester Sitit.

“Qytetarët” kanë arritur marrëveshjen me Milanin, për një nga liderët e ekipit.

Romano raporton se për holandezin do të paguhen 70 milionë euro plus bonuse, ndërsa marrëveshja verbale është arritur ditën e hënë. Reijnders është i përgatitur të përfundojë hapat zyrtarë në ditët në vijim.