Në orët e para pas mesnatës, FNSH, RENEA përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në bashkëpunim me DVP Durrës e Lushnje, ekzekutuan disa urdhër arreste të lëshuara nga gjykatat e këtyre qarqeve, por edhe nga ajo e Tiranës.
U arrestuan disa prej tyre ndërsa u shpallën në kërkim disa të tjerë.
Mësohet se në qytetin e Durrësit janë ekzekutuar masa sigurie të lëshuara nga SPAK për krime elektorale.





