Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.
Mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti nga një person që udhëtonte me motor.
Nga vendi i ngjarjes janë larguar të dyja palët e përfshira.
Mjeti është ndalur në Kryebushat të Shkodrës dhe dyshohet të jetë i përfshirë në këtë ngjarje, pasi ka shenja plumbash.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.





