Një kukull gjigante e markës “Labubu” u shit për rreth 120 mijë euro në një ankand në Pekin, duke vendosur një rekord të ri për këtë lodër koleksionuese.

Kukullat janë krijuar nga artisti Kasing Lung dhe kanë fituar famë globale falë mbështetjes nga yje si Rihanna, Dua Lipa dhe jo vetëm.

Interesi i jashtëzakonshëm ka çuar në radhë të gjata para dyqaneve në disa vende. Dhe “çmenduria Labubu” po përhapet me shpejtësi edhe në tregun evropian.