Mediat izraelite po raportojnë tani se të gjitha dronët iranianë që ishin drejtuar drejt vendit janë kapur me sukses. Komanda e Frontit të Brendshëm e cila lëshon paralajmërime për strehimore, thotë se njerëzit nuk kanë më nevojë të qëndrojnë afër një strehimore, por duhet të mbeten të vetëdijshëm dhe vigjilentë.

Izraeli sulmoi kryeqytetin e Iranit në mëngjesin e së premtes duke i goditur objektet e tij bërthamore dhe ushtarake, duke rritur mundësinë për një luftë të përgjithshme midis dy vendeve rivale në Lindjen e Mesme. Ky dukej të ishte sulmi më i madh që Irani e ka përjetuar që nga lufta me Irakun në vitet ’80.

Sulmi ndodhi në një kohë tensionesh të larta për shkak të përparimeve të shpejta të programit bërthamor të Iranit dhe nxiti kundërpërgjigje të menjëhershme, pasi lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se Izraeli do të përballej me “dënim të ashpër”. Pak orë më vonë, ushtria izraelite njoftoi ka filluar të rrëzojë dronët iranianë të nisur nga Teherani si hakmarrje për sulmin.