Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, Anterio Kaloshin, i arrestuar si ekzekutori i ngjarjes së rëndë në Pogradec, ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të një hoteli të mbushur me turistë.
Kujtojmë se numri i të arrestuarve sa i takon ngjarjes në Tushemisht ka shkuar në shtatë. Së fundmi, Meard Berberi i cili ishte shpallur në kërkim u arrestua si një tjetër organizator i ngjarjes që kishte si qëllim vrasjen e djalit të pronarit të hotelit dhe Ervin Kalaja, i cili e kishte strehuar dhe ndihmuar Berberin që të fshihej, si dhe Anterio Kaloshi, i shumëkërkuar për vrasje të dyfishtë dhe i njohur si shoku i Orges Bilbilit.
Në zonën e Linzës në Tiranë, në një garazh që shërbente si bazë për strehimin e këtyre personave policia gjeti një arsenal armësh e municionesh, dokumente të falsifikuara dhe vlera monetare. Brian Syzo një tjetër person me precedentë kriminalë që dyshohet se ka lidhje me këtë ngjarje vazhdon të jetë në kërkim nga policia.





