Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Kakavijë, ku prej ditësh qytetarët shqiptarë po presin në radhë për të kaluar kufirin.

Një autoambulancë ka përplasur për vdekje një fëmijë 10 vjeç, i cili ka qenë duke pritur në radhë.

BalkanWeb raporton se autoambulanca ka qenë me shpejtësi dhe dyshohet se fëmija i ka prerë rrugën.

Nga të dhënat e para, bëhet me dije se i mituri ishte nga Lezha dhe po priste radhën për të kaluar në kufi.