Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara së shpejti do të bëhen prindër. Ata, gjatë ditës së sotme, kanë treguar edhe gjininë e bebes. Çifti do të bëhet prindër të një vajze.
Lajmin e kanë ndarë zyrtarisht të dy në rrjetin e tyre social në Instagram. Ata publikuan një video ku pasi kanë plasur balonën dhe kanë mësuar se do të bëheshin prindër të një vajze.
“Jom ka des syt me ti pa,”- shkruan Ledri në videon e shpërndarë prej tij, ndërkohë që Sara i komenton disa emoji me sy të përlotur.





