Olivia de Havilland, ylli klasik i Hollivudit dhe fituese e dy herë e Oscar, si aktorja më e mirë, vdiq paqësisht në shtëpinë e saj në Paris, Francë.

Ajo ka ndërruar jetë një ditë më parë në moshën 104 vjeçe. De Havilland ndërtoi trashëgiminë e saj, si një nga personazhet e forta në kohëra të vështira. Ajo e nisi karrierën e saj në vitet 1930.

Olivia de Havilland, ishte ylli i fundit i mbijetuar i filmit që bëri epokë “Gone with the Wind”. Filmi i vitit 1939 u bë një nga ikonat në kinemasë dhe luhej çdo vit në kinematë në të gjithë SHBA-në.

Filmi ka tërhequr kritika të vazhdueshme dhe të shtuara për lavdërimin e jugut gjatë Luftës Civile, dhe kohët e fundit, kur HBO Max e hoqi atë nga transmetimi, për shkak të akuzave për racizëm.

Olivia luajti në një numër të madh filmash të tjerë, duke përfshirë ‘Aventurat e Robin Hood’. Ajo fitoi Oscar për shfaqjet e saj në ‘Të secilit të Tij’ dhe ‘The Heiress’.