Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku vazhdimisht është në qendër të mediave rozë për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.
Ajo njihet për jetën luksoze që bën në Stamboll të Turqisë, ku është zhvendosur prej disa vitesh.
Morena së fundmi ka publikuar disa foto nga dhoma e saj e gardërobës, e cila duket gjigante dhe e mbushur me veshje luksoze.
Modelja vuri në dukje koleksionin e saj të këpucëve të shtrenjta, që duket të jetë këndi i preferuar i saj.
“Përshëndetje 911. Ata po vdesin, ëndërr! Dollapi im është më i madh se shtëpia jote”, shkruan Morena bashkëngjitur postimit të saj.





