Një lokal është djegur plotësisht dhe një tjetër pjesërisht në rrugën Kongresi i Manastirit në kryeqytet.

Sipas njërit nga pronarët e lokaleve, zjarri ka shpërthyer rreth orës 03:30, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.

Raportohet se dëmtime kanë pasur edhe apartamentet që ndodhen mbi lokale.