Një burrë 80-vjeçar u vra tragjikisht nga një krokodil në Indonezi, pasi zvarraniku e kapi atë ndërsa po lahej në një lumë. Dëshmitarët okularë regjistruan përpjekjen e banorëve vendas për të nxjerrë 80-vjeçarin nga goja e krokodilit 3 metra të gjatë.
Sipas mediave lokale, krokodili e sulmoi 80-vjeçarin ndërsa ai po notonte në lumin Semaka pranë shtëpisë së tij. I moshuari nuk pati kohë as të thërriste ndihmë pasi krokodili e tërhoqi nën sipërfaqen e ujit. Një banor vendas gjeti rrobat e 80-vjeçarit dhe pak kohë më vonë krokodili u pa me të në nofullat e tij.
“Pasi e goditi krokodilin disa herë me shkopinj, zvarraniku u largua nga trupi i viktimës, i cili tashmë kishte vdekur”, tha një zëdhënës i policisë.
Indonezia është vendi me më shumë sulme krokodilësh ndaj njerëzve, me 1,000 incidente të regjistruara në 10 vitet e fundit, megjithëse ka frikë se numri i vërtetë është shumë më i lartë.





