Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë regjistruar 5 viktima nga koronavirusi, duke shënuar një total prej 35.097 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Sipas autoriteteve të shëndetësisë, sot u regjistruan edhe 252 raste të reja positive, duke e rritur në 245.590 numrin total të te infektuarve.
Në rajonin e Lombardisë nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, por 53 raste të reja rezultuan pozitiv me Covid-19, shifër kjo që e rrit në 95.768 numrin e të infektuarve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.





