Ishte dënuar për vjedhje dhe gjykata i kishte dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por adoleshenti nga Durrësi, nuk ka hequr dorë nga “zanati i tij”.

Ka thyer masën e sigurisë dhe ka dalë jashtë banesës për të kryer një tjetër vjedhje.

Shtetasi E. Xh., 17 vjeç, u arrestua në flagrancë duke tentuar të vjedhë biçikletën e shtetasit E. H. në lagjen nr.13.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.