Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Dy makina mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i njeri prej mjeteve dhe dy pasagjeret që kanë qenë në mjetin e tij, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.





