Kryeministri i Federatës së Bosnje-Hercegovinës, Fadil Novaliç, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus (COVID-19) ndihet mirë.

“Kryeministri i Federatës së Bosnje-Hercegovinës, Fadil Novaliç ndihet më mirë. Ky është informacioni me të cilin sot në mëngjes u njoftua qeveria e Federatës së BH nga kabineti i drejtoreshës së Qendrës Klinike Universitare në Sarajevë”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Novaliç është shtruar në klinikën “Pod’hrasto” të QKU-së të Sarajevës pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe gjendja shëndetësore kërkonte trajtim klinik.