Një biznesmen 34-vjeçar, pronar i një lokali dasmash, është ndarë në mënyrë të parakohshme nga jeta në Kavajë.
34-vjeçari Eduart Hoxha kishte dalë në ballkon për ajër, pasi nuk ishte ndjerë mirë, por më pas ka rënë nga shkallët.
Sipas policisë, shkaku i vdekjes së biznesmenit të ri, baba i dy fëmijëve, ka qenë ataku kardiak.
Ndërkohë, portali Koha e Kavajës, që publikon edhe foton e të riut që humbi jetën papritur, shkruan se Eduart Hoxha ishte i njohur në të gjithë zonën si djalë punëtor, zemërmirë dhe bamirës.





