Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në rrjete sociale mesazhin e mjekes së spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, Loreta Bica.

Bica u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vendosin maskat, çka ajo e cilëson si një nga masat më efikase për të parandaluar përhapjen e Covid 19.

“Jo rrallë dëgjoj të pyetet: E vërtetë? Në pak ditë shoh një spital të mbushet frikshëm me të sëmurë në gjendje të rëndë! Shoh mjekë, infermierë, sanitare që luftojnë për të lehtësuar dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë. Duket sikur e kanë harruar rrezikun e madh që i kërcënon në luftën me Covid-in. Me të vërtetë e frikshme. Por COVID-9 është armik shumë i dobët, nëse e luftojmë të gjithë bashkë! Ju lutemi mbroni jetët tuaja dhe jetët tona, thjeshtë duke vendosur maskën. Së bashku mund dhe do t’ia dalim”, apelon mjekja.