Nga Myzejen Koonduri
S’dua të vjell vrer për krimin makabër, po dua të bërtas. Lexova me vëmendje shkrimin e Mjeshtrit të Madh, Gëzim Tushi, botuar para disa dtësh në gazetën “TELEGRAF”, ku veç analizës mjeshtërore dhe sugjerimeve profesionale e mbështes kur thotë të ngrihet zëri.
Unë do të përdor sinonimin BËRTAS. Si shkrimtare për fëmijë (ndonëse kam kohë pa dalë me botim, për arsye objektive) vendosa të shkruaj pasi dëgjova lajmin nga shtypi viziv dhe i shkruar, për ngjarjen në Frashër.
Nganjëherë njeriu dëshiron të mos i jetojë disa ngjarje, prej ligësisë cnjerëzore, po egoja ime, më thotë se duhet të bërtasim me Fjalën, armën më të fortë që kemi ne krijuesit.
E dini pse? Se jam e tmerruar dhe shumë e inatosur. Të mbysësh babain?! Tmerr! Po kjo nuk ka ndodhur në një ditë… Si nënë, krijuese dhe qytetare, bëj çmos për t’i njohur realitetin me njerëzit dhe botën e tyre, veçanërisht fëmijët e të rinjtë & të rejat, komunitet me të cilët punoj më shumë, por nuk pranoj arsyet e çmenduritë që po shfaqin në këtë tranzicion të tejzgjatur.
Është dobësuar shumë edukimi në familje. Është shpërfillur mungesa e kohës kushtuar fëmijve. Një pjesë janë dhënë pas rehatit. Të tjerë pas punës. Të tjerë, pas celuarit dhe ekraneve…E si mund t’i rregullojmë këto marrwdhënie nqs nuk ju ushqejmë dashuri e mirësi, për të dalluar detyrën, nga kërkesat. Për të dalluar të mirën nga e keqja. Për të njohur sakrificën e këmbënguljen?! Si mund të gjejmë paqe kur flasim veç me gojë, pa i ushqyer me ndjenjat e shpirtit?!
Fajin s’duhet ta lemë të lirë që të godasë.
Vajza mbyt babain…Jo atë të dhunshmin, pijanecin, përdhunuesin, po babain që e rriti deri 26 vjeç dhe e jetonte jetën e saj pa punuar, pa përgjegjësi, por vetëm duke kërkuar nga babai . Ende se kishte kuptuar kjo vajzë, se nga varfëria dilet me punë e shumë djersë?!…Leku, leku, leku…po harruar dashuria, besnikëria, mirësia…që sjell këto tmerre.
Vjen një pikë dhe disa fëmijë tregohen te paedukuar, Mosmirwnjohës, të etur nga lakmia, me pretendime idiote dhe mbysin, vrasin pa mëshirë, pa turp. Kjo mosmirwnjohje me ligësinë, të çojnë në ferrin e së keqes.
Këto 2- 3 vitet e fundit, vërej se këto sjellje të pazakonta kanë nisur të shtohen. Njerëzorja po del jashtë mode. Patrioti, wndërrimtari dhe i miri, duhet të ngulmojnë që të punohet më shumë me fëmijët, në familje, shkollë e shoqëri. Dua të theksoj se veçanërisht detyra e prindit është që ta pasurojë me informacionin e moshës fëmijën për jetën dhe të reduktojë keqinformimet e marra nga çdo drejtiim.
S’po kërkojmë përsosmërinë, po të analizojmë çdo hallkë të edukimit të tyre nga familja, shkolla, shoqëria, deri te institucionet vendore e qëndrore. Ne kemi tradita të mrekullueshme të familjeve tona. T’i ruajmë më të mirat. Të përmirwsojmë ato që të rrugëtojnë me kohët moderne pa stonuar, pa devijime me pasoja të pa rikuperueshme.
Pra të imponojmë vlerat. Çfarw tjetër të bëjmë? Kërkohet të qëndrojmë më shumë afër fëmijve e t’u shpjegojmë rëndësinë e dijeve, punës, virtytit .
T’i mbështesim fëmijët tanë për të gjetur e realizuar wndrrat. T’ia bëjmë të qartë se këto realizohen me punë, lodhje, përkushtim dhe jo rrallë dhe vuajtje e zhgënjim. Vetëm kështu do të gjejnë e ruajnë bujarinë e zemrës e ndriçimin e reciprocitetit në jetë, ku secili të plotësojë mrekullitë e familjes. Nëna,vabai, gjyshja, gjyshi, motra, vëllai, mikesha, miku, shoqja, shoku, mos të arratisen nga përgjegjësitë e të eleminojnë mangësitë e edukimit që të mos qajmë pasojat e këqija. Arsyeja jonë të ketë qëllim, lumturinë e suksesin e jetës së tyre.
S’dua të vazhdoj duke nisur fundin nga fillimi, po uroj që të mirwkuptohemi. Fajin s’duhet ta lemë të lirë që të godasë. Mos e zhvendosim vëmendjen dhe fajin veç te politika, te moda, te skupet. E para është familja. Të mos mjaftohemi vetëm me fjalë.
Mos të lodhemi për t’i perfeksionuar menjëherë. Qëllimi është t’i mësojmë, ndihmojmë e t’i kontrollojmë derisa ATO, të jenë të gatshëm për të fluturuar në kufijtë e së mundshmes. Kështu do të shmangim tragjizmiin e ngjarjeve të tilla makabre. Mos ndalemi të kultivojmë më të mirat vlera të familjes. Ne duhet të jemi fatlumë për fëmijët tanë.
Mos të lejojmë të derdhet durimi. Mos të lejojmë të humbasim identitetin tonë.





