Në Durrës për të pushuar, por edhe për të kënduar.
Këtë kanë zgjedhur të bëjnë një grup këngëtarësh spanjollë, të cilët kanë zgjedhur qytetin bregdetar për të bërë disa ditë pushime, por edhe për të përcjellë kulturën e vendit të tyre përmes këngëve dhe kostumeve popullore.
Koncertet e tyre të improvizuara janë mbajtur në disa nga lokalet dhe restorantet përgjatë shëtitores “Taulantia”, ku nuk kanë munguar duartrokitjet e publikut dhe madje ndonjë bakshish i vogël për “mariachi”-t nga Spanja.
Alegria e përcjellë nga artistët e huaj ka surprizuar jo pak vendasit, që kanë fiksuar në telefonët e tyre momente nga performancat muzikore.





