Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Tiranë- Durrës.
Policia njofton se nga përplasja e dy mjeteve janë plagosur katër persona të cilat janë dërguar në spital.
“Më datë 23.07.202, rreth orës 07:20, në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues P.P., me mjetin me drejtues J.P., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët D.M.,21 vjeçe, E.B., 33 vjeçe, L.M.,21 vjeçe dhe L.D., 42 vjeçe, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





