Policia e Korçës ka nisur procedim penal ndaj ish-portierit korçar, Kostandin Dramolli, i cili së fundmi është bërë protagonist pasi ka goditur me gurë ambientet e jashtme të Bashkisë së Korçës. Dramolli u fut LIVE në TikTok, ku me një fjalor të rëndë ka ofenduar kryeministrin Rama, i inatosur për prishjet e strukturave në hapësirat publike në lagjen nr. 14 të qytetit, aty ku ai banon. 26-vjeçari, gjatë karrierës së tij futbollistike, përveç klubit korçar, ku u shpall kampion me skuadrën U-19 të Skënderbeut, ka qenë edhe pjesë e Bylisit, Pogradecit, skuadrës greke Pierikos dhe së fundmi Maliqit, para se të tërhiqej nga futbolli i luajtur në vitin 2023 për t’u fokusuar te muzika rep, duke vendosur emrin e artit Çekiçi 14..

Njoftimi i Policisë:Policia e Korçës njofton se ka nisur procedimi penal për një 27-vjeçar pasi mëngjesin e sotëm theu me gurë xhamat e godinës së bashkisë.“Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë”.