Maxime Soulas i Sønderjyske nuk duhet të shqetësohet nëse do t’i mbarojnë patatet për një farë kohe, pasi mbrojtësi francez u largua nga fitorja e tyre e fundit 3-2 me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” që shpërblehej me 55 kg patate, falë sponsorëve të ndeshjes.Sønderjyske mposhti Nordsjælland me rezultatin 3-2 falë golit të fitores në minutën e 90+4 nga Mohamed Cherif, i cili zhvlerësoi golin e barazimit të miqve në minutën e 90-të.Ishte mbrojtësi francez Maxime Soulas që hapi serinë e golave për Sønderjyske, kur shënoi në minutën e 10-të dhe me një performancë tërheqëse për pjesën tjetër të ndeshjes, ai fitoi edhe çmimin e lakmuar të ‘Lojtarit të Ndeshjes’ në fund të duelit. Për këtë arritje, Soulas siguroi një karrocë me patate, 55 kg për të qenë të saktë. Ky është futbolli nordik; pak ndryshe, pak i çmendur… por plot shpirt.
U shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’, klubi i Superligës daneze e shpërblen me 55 kilogramë patate
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
U pickua nga kobra në apartament, ndërron jetë këngëtarja dhe fituesja e “The Voice Nigeria”
Kamioni del nga rruga tek “Uji i Ftohtë” dhe për pak sa nuk përfundon në det, plagoset rëndë shoferi
Sa larg është paqja? Kremlini presion mbi administratën Trump, Donetsku, pika kyçe në negociatat për Ukrainën
Nën akuzë për shpërdorim detyre, kalon për gjykim dosja e kryetarit të bashkisë Tropojë





