Një incident i rëndë ndodhi gjatë ndeshjes së Primera Division në Bolivi, ku sulmuesi paraguaian Juan Guardo u godit nga një fishekzjarr në kohën shtesë, duke pësuar një lëndim të dhimbshëm.Skuadra vendase The Strongest priti Blooming të dielën në stadiumin Estadio Hernando Siles. Ndeshja ishte e fortë dhe me rivalitet të madh: vizitorët barazonin dy herë, por në fund të pjesës së dytë Guardo shënoi golin që i dha epërsinë vendimtarë vendasve.Teksa ndeshja po i afrohej fundit, situata mori një kthesë kaotike. Gjatë kohës shtesë, tifozët nisën të hidhnin fishekzjarrë nga tribunat drejt fushës. Lojtarët e të dy ekipeve u përpoqën të largoheshin me shpejtësi, por Guardo u godit dhe u rrëzua menjëherë.
Stafi mjekësor e shoqëroi jashtë fushës, ndërsa shpërthimet vazhdonin në stadium. Sipas gazetës boliviane El Deber, sulmuesi pësoi një kontuzion në pjesën e brendshme të kofshës dhe një hematomë në zonën intime, si pasojë e shpërthimit.Megjithë lëndimin e rëndë, raportohet se Guardo mund të rikthehet në lojë për ndeshjen ndaj Nacional Potosí të shtunën.Mediat vendase bëjnë të ditur se grupi ultras i The Strongest, UltraSur, ishte përgjegjës për hedhjen e fishekzjarrëve që, paradoksalisht, plagosën lojtarin që i dha fitoren skuadrës. Pas ngjarjes, grupi kërkoi falje publike: “Dëshirojmë t’u drejtohemi të gjithë tifozëve tanë për të shprehur ndjesën tonë të sinqertë për ngjarjet që ndodhën,” – thuhet në deklaratë.“Nuk ka qenë kurrë qëllimi ynë të shkaktojmë dëm ndaj ndonjë lojtari apo anëtari të stafit teknik. Ne gjithmonë përpiqemi të inkurajojmë dhe të kontribuojmë, jo të rrezikojmë askënd”. Incidenti ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në stadiumet e futbollit në Bolivi dhe përdorimin e piroteknikëve nga tifozët.





