Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në fshatin Remenj të Pogradecit.

Mësohet se ata kanë përdorur sende të forta e të mprehta e për pasojë njëri ka përfunduar i plagosur në kokë dhe tjetri në këmbë.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 10.08.2020, rreth orës 15:00, në fshatin Rëmenj, janë konfliktuar për motive të dobëta shtetasit B. T., dhe B. Z., të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë dëmtuar njëri-tjetrin me sende të forta dhe të mprehta.

Të dy shtetasit pas ndihmës së parë të marrë në Spitalin e Pogradecit, u shoqëruan në ambientet e Komisariatit për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.