Pas lajmit të publikuar në RTV Ora se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është nisur për mjekim më të specializuar kundër koronavirusit drejt Turqisë, ka reaguar i pari i kryeqytetit.
Në një prononcim për Faxweb.al kryebashkiaku u shpreh se është shëruar, pasi testi i parë i doli negativ, ndërkohë që është në pritje të një testi të dytë, brenda 48 orësh.
“Jam në Tiranë duke pritur testin e dytë, që të konfirmoj nëse jam shëruar apo jo. Testi i parë ka dalë negativ, dhe brenda 48 orësh pres përgjigjen e testit të dytë. Nuk jam larguar në asnjë moment jashtë vendit”, është shprehur Veliaj.
Kreu i bashkisë ka faktuar edhe vendndodhjen e tij, duke shpërndarë dhe location-in, nga aplikacioni i WhatsApp si më poshtë:





