Tensione të larta në Bejrut ku të paktën 5 mijë njerëz dolën në shesh për të protestur kundër qeverisë. Përplasje mes policisë dhe protestuesve ndaj të cilëve është përdorur edhe gazi lotsjellës, ndërsa raportohen 730 të plagosur dhe 1 polic i vrarë.

Ushtria ka ndërhyrë në mbrëmje për të liruar karrigen e Ministrit të Jashtëm e cila ishte “pushtuar” nga një grup protestuesish, të cilët të udhëhequr nga një grup zyrtarësh të ushtrisë në pension, kishin marrë kontrollin e ministrisë duke e shpallur “zonë të përgjithshme të revolucionit”.

Kryeministri libanez Hassan Diab ka ftuar partitë të zgjidhin krizën në vend brenda 2 muajve, përndryshe do të ketë zgjedhje të parakohshme. “Është moment i përgjegjësisë kolektive. Duam një zgjidhje për të gjithë libanezët”, tha ai.