Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Urën Vajgurore.

Një automjet tip Benz, ka përplasur një 60-vjeçar i cili drejtonte një biçikletë. Fatkeqësisht nga përplasja ai ndërroi jetë.

“Në Urën Vajgurore një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.S., ka aksidentuar shtetsin A.H, 60 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë. Shtetasi A.H si pasojë e aksidentit ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit.