Arrestohen në flagrancë 3 persona nga Durrësi për vepra të ndryshme penale, nga drejtim mjeti në gjendje të dehur, te vjedhja.
Nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore është arrestuar në flagrancë shtetasi O. K., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi më lagjen nr. 14, është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E. H.
Gjithashtu, specialistët për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se në lagjen nr. 5, i ka vjedhur biçikletën shtetasit B. H.





