Vijojnë kontrollet në plazhe, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme. Procedohet penalisht në Durrës 1 shtetas me banim nga Tirana, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, proceduan penalisht shtetasin: N. M., 64 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar te Shkëmbi i Kavajës, u konstatua se kishte zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.





