Shqipëria përballet me Letoninë në “Air Albania” të martën, me synimin e vetëm 3 pikët, si e vetmja mënyrë për të qenë në garë për të shkuar në Botëror.

Në konferencë, trajneri Sylvinho foli për tema të ndryshme, ndërsa dukej mjaft optimist për 3 pikët.

“Sigurisht që do të jetë një ndeshje kyçe. Po flasim për gjëra të ndryshme. Ndeshjet për të shkuar në Botëror janë të vështira. Dy ditë më parë pamë ndeshjen Letoni-Serbi. Ishin minuta të forta. Në futbollin modern, rezultate 6-0 ndodhin rrallë. I ndodhin ekipeve si Spanja. Më vjen keq ta them, por nuk jemi në atë nivel.

Letonia është një ekip fizik. Luftojnë gjithmonë për topin e tyre. Janë të mirë në goditjet standarde. Sa i përket ndeshjes me Gjibraltarin, ishte atmosferë ndryshe. Puna me kombëtare është ndryshe nga ajo në klub. Ishte hera e parë që Berisha luajti. Doja t’i shihja lojtarët e rinj. Tu kërkosh atyre 6-0 është e vështirë. Prisja më shumë, por po përgatitemi mirë”- tha Sylvinho.