Një person ka mbetur i vrarë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i Luleve”. Dyshohet se vrasësit kanë qëlluar nga një makinë në ecje e sipër.

Në të njëjtën kohë në fshatin Vidhas të Elbasanit është gjetur duke u djegur një makinë. Dyshohet se makina në fjalë u përket autorëve apo autorit të krimit.

Menjëherë pas krimit janë nisur drejt Elbasanit forcat RENEA, ato të FNSH dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.