Fillimi i javës ka nisur me përunimin e 4 anijeve tregtare që ndodhen të akostuara në molin nr. 1, 5 dhe 11 të Portit detar, nga të cilat po përpunohen 15,270 tonë mallrat si nitrat, çimento, hekur dhe skrap.
Në radën portuale ndodhen anijet tregtare “Osman Price” dhe “Rafalo”, nga të cilat do të shkarkohen 9,452 tonë hekur dhe skrap. Ndërkohë, në orët në vijim pritet dhe anija “Altius”, që do të akostohet në molin nr.10.
Sipas të dhënave të dispecerisë së APD-së, fundjava që lamë pas është mbyllur me përpunimin e 5 anijeve tregtare, 934 copë konteinerëve (Terminali i Konteinerëve), 3,276 tonë llamarinë (Terminali Perëndimor), dhe 6137 tonë skrap (Terminali Lindor).