Detaje të reja zbardhen nga të shtënat me armë zjarri drejt makinave në parkingun e një hoteli në Tushemisht.
Autorët mesohet se kanë qëlluar me kallashnikov mbi 100 herë drejt makinave të parkuara, duke dëmtuar 6-7 prej tyre, si dhe xhamat e hotelit.
Mendohet se ky ka qenë një paralajmërim ndaj pronarit të hotelit, pasi autorët kanë shkuar drejt hotelit dhe kanë qëlluar makinat e parkuara, duke dëmtuar edhe mjete të pushuesve, që ndodheshin aty. Pronari i hotelit është shtetasi J. M. ndersa priten deklarimet e tij para hetuesve.
“Më datë 08.08.2020, rreth orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale. Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi me heret policia.





